GJKKO shtyn për nesër seancën për shqyrtimin e masës së Berishës
Publikuar:
(27.12.2023 17:12:39)

Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Seanca do të zhvillohet nesër në orën 15:00. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish kryeministrit kërkuan sërish përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.
Sot GJKKO rrëzoi jo vetëm kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokës, por edhe kërkesën për praninë e medias në seancë.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që masa shtrënguese ndaj Berishës të zbatohet në banesën e tij, nën mbikëqyrje policore, kërkesë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk është e mbështetur në ligj.
/Shqip.com