“Gjithë ky zdap, siç më kishte bërë nëna, 2 metra”, Rama tregon si i publikuan kundërshtarët foton nudo: Pandi u mbulua me jorgan, s’doli nga shtëpia!

Edi Rama dhe Pandeli Majko këtë të hënë ishin së bashku në Kavajë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve në 11 maj.
Por ndërsa kujtonin kohët e vjetra kur Majko ishte kryeministër dhe Rama kryebashkiak, ky i fundit u ndal dhe te historia e fotografive që i publikuan teksa bënte plazh nudo në Francë,
“Isha në Francë, më thonë ca miq janë ca plazhe nudo që shkojnë njerëzit e lahen siç i ka bërë Zoti. Dhe thash shkojmë e provojmë, ça ka? Isha me një shoqe dhe ca miq, bëmë dhe foto, atje s’kishte naj gjë, se kur janë të gjithë ashtu s’të bën përshtypje.
Pas ca vitesh kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës sesi e qysh po është histori e gjatë, i gjejnë këto foto e mia cullak dhe më çojnë dhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojmë unë thosha ça do më bëjnë se s’më shkonte mendja.
Më thoshin tërhiqu se do bëhesh gazi i botës, kur një ditë para se t’i botoni, i keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju… dhe mi çojnë me zarf i hap unë ato shoh veten time po ishte pas shumë vitesh… gjëja e parë që më shkoi në mend thash si s’jam më kaq i ri, pastaj më erdhi siklet thash ça do bëjnë. Mi nxorën në gazetë, gjithë ky zdap siç me kishte bërë nëna, por kuptohet… 2 metra.
Pandi u mbulua me jorgan nuk dilte nga shtëpia, merrte në telefon dhe qante hallet me nënën time.
Pastaj më thonin dil mohoje është montazh, ore si ta mohoj jam unë. Pasdite kur doli kjo kisha takim me të rinjtë, te Ali Demi, mirëpo halli ishte që kur ecja në rrugë më duket sikur të shihnin ashtu.
Mora mikrofonin atje, ata më shihini, dhe u “thash ça t’u them unë , unë jam”, do ti shpërtheu një brohoritje e madhe? Au thash”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.
“Kur fituam të dy me Majkon i shkoj në zyrë, se ai nuk donte që unë të fitoja, dhe i thash jemi të detyruar që të punojmë bashkë… Që të punojmë bashkë tha duhet të plotësosh dy kushte, mos veshësh më çorape të kuqe dhe të martohesh, i plotësova të dyja”, tha kreu i PS.
/Shqip.com