Lajme

Gjini për vdekjet e dy fëmijëve: Një tragjedi na ka goditur sot

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot”.

Kështu ka thënë Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, referuar vdekjes së dy djemve të mitur, pasi një shtëpi u kaplua nga zjarri, të mërkurën.

Ngjarja ka ndodhur në Ujz të Gjakovës, ndërsa raportohet edhe për tre persona të lënduar.

Lexo edhe:
Gjakovë: Prindi i njërit nga djemtë e vdekur në gjendje të rëndë

“U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Për Shqip.com, Policia ka thënë se prindi i njërit nga dy djemtë e vdekur është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, dy të plagosurit tjerë janë më stabil.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Në vendin e zjarrit kanë dalë të gjitha njësitet relevante. /Shqip.com