Lajme

Gjinekologu i njohur nga Drenasi humbi jetën në vetëaksident në Sllatinë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobranja, ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin për vdekjen e mjekut kosovar e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e miqtë.

Jakup Dobranja

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njofton me pikëllim të thellë vdekjen e doktorit tonë të nderuar Dr. Jakup Dobranja. Shprehim ngushëllime më të sinqerta dhe të thella për humbjen e tij.Ngushëllime familjes Dobranja, shokëve, shoqërisë, miqëve të familjes Dobranja! Zoti e mëshiroftë Dr Jakupin!”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com