Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në skenarin C
Publikuar:
(01.02.2022 10:08:00)

Gjimnazi “Sami Frashëri”, në Prishtinë ka kaluar në skenarin C për shkak të infektimit me Coronavirus të personelit të shkollës dhe nxënësve.
Zëvendësdrejtori i këtij gjimnazi, Daut Selimi në një prononcim për Shqip.com ka treguar se 10% e mësimdhënësve janë aktualisht të infektuar me COVID-19.
“Po gjimnazi ynë ka kaluar në skenarin C për shkakë të COVID-19. Nga mësimdhënësit 10% e tyre janë të infektuar, ndërsa numri i nxënësve është më i ulët, diku rreth 50”, tha Selimi.
Ai ndër të tjera bëri të ditur se ky vendim do të zgjatë deri të premten. /SHQIP.com