Gjilpëra Omega mbahet ilegalisht në Serbi për më shumë se dy dekada

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se një gjilpër e quajtur Omega mbahet ilegalisht në Serbi për më shumë se dy dekada.
“Kjo gjilpërë Omega e epokës së hershme të hekurit, e bërë nga bronzi, e zbuluar në lokalitetin arkeologjik të Hisarit, Republika e Kosovës, është në mesin e 1247 ekspozitave të koleksionit të trashëgimisë kulturore, të mbajtura ilegalisht nga Serbia për më shumë se dy dekada”, kanë shkruar në Twitter nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, sipas MKRS, Serbia duke mos i kthyer koleksionin e trashëgimisë kulturore në vendin e origjinës, po shkel Konventat e UNESCO-s, si dhe marrëveshjen për kthim sipas dokumentit të Ahtisaarit.
This Omega pin from the Early Iron Age, made from bronze, discovered in the archaeological site of Hisar, Republic of Kosova, is among the 1247 exhibits of 🇽🇰 cultural heritage collection, held illegally by Serbia for over two decades. 1/2 pic.twitter.com/JCsgqSmmZ5
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) March 10, 2023
/Shqip.com