Sport Ndërkombëtar

Gjiganti anglez merr vendim për trajnerin

Trajneri i Manchester United, Ten Hag

Erik Ten Hag do të qëndrojë si trajner i Mançester Junajtedit!

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat britanike, pasi klubi anglez bëri rishikimin e sezonit që kulmoi me vendimin për ta mbajtur teknikun holandez në “Old Trafford”.

Pas një periudhe ku shumë shqetësime dhe thashetheme u përhapën për të ardhmen e Ten Hag, Junajted zhvilloi bisedime me 54-vjeçarin dhe preferenca e të dyja palëve ishte që ta vazhdonin bashkëpunimin.

Kontrata aktuale e Ten Hag skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ka një opsion vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë, por palët tani do të hyjnë në negociata të reja për ta zgjatur atë edhe më tej.

Në fund të procesit të udhëhequr nga aksionari Sir Xhim Retklife, grupi i tij “INEOS” dhe drejtori sportiv Sir Dejv Brailsford, u mor vendimi që të vazhdojnë përpara me Ten Hag, në krye të “Djajve të Kuq”.

/Shqip.com