Gjermania po shqyrton kërkesën e Sveçlës për pasaportat

Gjermania është duke e shqyrtuar kërkesën e Kosovës, konkretisht ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës për të lejuar udhëtimin e kosovarëve me pasaporta të skaduara.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka konfirmuar për REL se e kanë pranuar këtë kërkesë.
“Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Nga Ambasada gjermane kanë shtuar se kërkesa e Sveçlës është kufizuar “në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme, dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”.
Sveçla e bëri këtë kërkesë për Gjermaninë më 6 janar, pasi Kosova tash e sa muaj ka telashe me sigurimin e materialit të nevojshëm për prodhimin e pasaportave.
/Shqip.com