Lajme Botë

Gjenerali izraelit: Hamasit i kemi shkaktuar qindra të vdekur

“Armiku ka qindra të vdekur”, tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gjen. Herzi Halevi, në një mesazh të regjistruar sot, të publikuar nga mediat.

Halevi shtoi se infrastruktura e Hamasit po goditet dhe se “komandantët e tij po eliminohen”.

“Objektivat tona janë të qarta – tha ai – por rruga do të jetë ende e gjatë”.

Duke iu referuar frontit verior, përballë Hezbollahut, Halevi siguroi se “forcat tona janë në një gjendje operacioni maksimal”.

/Shqip.com