Lajme

Gjenerali amerikan konfirmon gatishmërinë e Komandës Evropiane të SHBA-së për mbështetjen e FSK-së

Komandanti i Forave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka pritur në një takim zëvendës komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Michael L. Howard.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Po ashtu sipas njoftimit nga FSK-ja është bërë e ditur se është diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

Foto nga takimi

“FSK konfirmoi përkushtimin e saj përmes zotimit për mikpritjen e Ushtrimit shumëkombësh ‘DEFENDER EUROPE 23’ që realizohet nën kupolën e Komandës Evropiane. Aktualisht FSK vazhdon të marrë pjesë në një numër të madh të ushtrimeve dhe trajnimeve të realizuara nga Komanda Evropiane”, thuhet në njoftim

Sipas njoftimit, Gjeneral Howard ritheksoi gatishmërinë e Komandës Evropiane për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve, këshillë-dhënies dhe programeve ushtarake. Gjithashtu, ai falënderoi FSK-në për mbështetjen në trajtimin e refugjatëve afgan./Shqip.com