Gjendjet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në veri, policia nis hetimet
Publikuar:
(06.03.2023 09:05:00)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut është gjetur pa shenja jete një Kosovar.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ndërsa, Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Mitrovicë Veri. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raporton 24-orësh të PK-së.
Tutje, thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
/Shqip.com