Gjendja Civile në Komunën e Prishtinës do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës si dhe të shtunave

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që Sektori i Gjendjes Civile do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës e po ashtu edhe ditëve të shtune.
Kjo është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës.
“Sektori i Gjendjes Civile do të punoj edhe gjatë kohë së pauzës si dhe të shtunave nga ora 10:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ky plan do të fillojë së zbatuari nga data 23 korrik e do të zgjasë deri me 30 shtator.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës kjo është bërë për shkak të kërkesës së shumtë për dokumente personal gjatë muajve të verës.

Po ashtu për nëpunësit të cilët do të punojnë jashtë orarit të rregullt do të bëhet kompensim për orë shtesë apo shfrytëzimi i ditëve të lira për numër të orëve të punës./Shqip.com