Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Publikuar:
(25.06.2022 18:52:05)

Gjatë ditës së shtune është gjetur një person pa shenja jete në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni e ka konfirmuar rastin për Shqip.com.
“Po ju njoftoj se policia në Gjilan është njoftuar për rastin dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”’, ka deklaruar ai.

Hashani ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Shqip.com