Gjendet një veturë në lumin Lepenc, nuk dihet nëse është e familjes nga Kosova
Publikuar:
(18.06.2023 17:38:32)

Një veturë është gjetur në lumin Lepenc, një ditë pas aksidentit në Shkup – Bllacë.
Zhytësi që ka hyrë në ujë për ta lidhur veturën e për ta nxjerrë jashtë, ende nuk ka dalë në sipërfaqe, raporton Klan Macedonia.
Sipas pamjeve të marra me dron nga Policia e Kosovës, Saliu thotë se është konstatuar se vetura nën ujë është me ngjyrë të zezë, ndërsa pritet në çdo moment të mësohet nëse është BMË me targa të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, është arrestuar një person, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në aksident.
/Shqip.com