Gjendet një i vdekur në shtratin e lumit Vjosa

Një person i moshës 65-vjecare është gjendur i vdekur në shtratin e lumit Vjosa në Shqipëri.
Siç ka raportuar ABC News Albania dyshohet se ai është mbytur.
Viktima ishte larguar dje nga banesa e tij në Përmet ndërsa për zhdukjen e tij Policia ishte njoftuar nga bashkëshortja e viktimës.
Sipas njoftimit në Policisë së Shtetit, pasi është gjetur viktima nuk janë konstatuar shenja dhune në të.
“Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet. Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Tutje, njoftohet se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Shqip.com