Gjendet një grua e vdekur në liqenin e Badovcit
Publikuar:
(08.11.2021 18:25:04)

Një grua është gjetur e pajetë këtë të hënë rreth orës 14:00 në liqenin e Badovcit.
Sipas njoftimit të policisë, me të marrë informatën bashkë me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.
Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin ‘Hetim mbi vdekjen’./SHQIP.com