Gjendet mërgimtari nga Kaçaniku që u raportua si i zhdukur
Publikuar:
(05.09.2021 14:55:00)

Është gjetur mërgimtari i zhdukur katër ditë më parë.
Ai është gjendur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai theksoi se mërgimtari që jeton në Austri është gjetur rreth orës 13:40.
“I njëjti do të intervistohet nga policia”, ka thënë Veseli.
Për zhdukjen e tij ka njoftuar sot policia me anë të raportit njëzetekatër orësh. /Shqip.com