Gjendet i vdekur një person në Novobërdë, policia nis hetimet
Publikuar:
(12.02.2023 09:28:16)

Dje, gjatë ditës së shtunë, një person është gjetur i vdekur në Novobërdë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte gjetur i vdekur dy kilometra larg shtëpisë së tij.
Ndërsa, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Rreth 2 km larg shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar.
/Shqip.com