Gjendet e vdekur një grua në një shtëpi në Pejë
Publikuar:
(22.07.2022 09:48:25)

Një grua është gjendur e vdekur në një shtëpi në Pejë.
Përmes raportit policor njoftohet se viktima ishte gjetur nga një burrë, ky i fundit kishte raportuar rastin në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, po ashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion
Si dhe, thuhet se rasti po vazhdon të hetohet./Shqip.com