Gjenden mbeturinat e anijes Titan

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për gjetjen e mbeturinave të anijes së zhytjes Titan.
Ka qenë roja bregdetare e SHBA-ve që ka raportuar për zbulimin e mbeturinave të kësaj anije, e cila ka disa ditë që është duke u kërkuar nga një numër ekipesh të shpëtimit.
Mbeturinat thuhet të jenë gjetur në shtratin e detit, shumë pranë rrënojave të anijes së famshme Titanik.
Ushtria Amerikane ka paralajmëruar një konferencë për këtë zhvillim që ka qenë që disa ditë e parashikuar nga ekspertët, të cilët kishin frikë se anija Titan kishte përjetuar një dështim katastrofik nën presion dhe kishte shpërthyer.
Presioni në thellësinë e Titanikut është i jashtëzakonshëm – rreth 4000 tonë për metër katror.
Nëse do të kishte ndonjë të metë në konstruksionin e mjetit, kjo forcë do ta kishte shfrytëzuar.
Ekipet e kërkimit do të vazhdojnë të studiojnë zonën ku u gjetën mbeturinat, duke kërkuar për fragmente të tjera.
/Shqip.com