Gjenden mbetje mortore në varrezat e Prizrenit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se pas gërmimeve që kanë filluar sot në Tusuz të Prizrenit, janë gjetur mbetje mortore, potencialisht të viktimave të luftës.
Në njoftim thuhet se njësitet e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it, janë duke kryer gërmimë vlerësuese në tri lokacione në hapësirat e “Varrezave të qytetit të Prizrenit”.
“Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.
Tutje, është bërë e ditur se mbetjet mortore do të dërgohen në IML për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.
Postimi i plotë:
Gërmimet e filluara sot në Tusuz, kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore potencialisht të viktimave të luftës
Në kuadër të zbatimit të Planit të Punës nën koordinimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, njësitet e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it,
janë duke kryer gërmimet vlerësuese në tri lokacione në hapësirat e ‘Varrezave të qytetit të Prizrenit’.
Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.
Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.
Pasi të përfundojnë të gjitha procedurat do përcaktohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre.
Gërmimet në Tusuz të Prizrenit, janë duke u kryer në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamentit Special.
Lokacioni në Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës.
/Shqip.com