Gjatë vikendit do të bllokohen shtatë rrugë të kryeqytetit
Publikuar:
(21.04.2022 17:42:41)

Shtatë nga rrugët kryesore të Prishtinës do të funksionojnë si rrugë njëkahore.
Kjo pasi Komuna e Prishtinës do të testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Testimi do të bëhet gjatë vikendit ku qarkullimi është më i vogël, pra më datën 23-24 prill.
Rrugët që do të testohen janë:
- Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
- Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
- Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
- Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
- Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
- Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
- Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve./SHQIP.com