Gjatë muajit qershor nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar mbi 25 mijë familje

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publike numrin e përfituesve nga: skema e ndihmës sociale.
Në bazë të statistikave, nga kjo skemë sociale kanë përfituar 25 mijë e 444 familje apo 100 395 anëtarë.
Po ashtu është bërë e ditur se, nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 612 familje.
ASK po ashtu ka bërë publike edhe numrin e përfituesve nga skema e pensioneve dhe skemave tjera.
“Nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 50 207 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 361 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 64 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 871 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 257 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 662 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 796 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 362 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 646 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 190 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 819 përfitues”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Gjatë muajit qershor 2022 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur./Shqip.com