Gjashtë të vdekur dhe një mijë e 283 raste të reja me COVID-19

Gjashtë pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit nga Coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar një mijë e 283 raste të reja nga gjashtë mijë e 696 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.
Në total numri i rasteve aktive është 26.977./Shqip.com