Gjashtë raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(28.11.2021 15:02:15)

Gjashtë infeksione të reja me COVID-19 janë paraqitur gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Një më pak është shëruar brenda ditës; pra pesë, raporton Shqip.com.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të dielën, në raportin e përditshëm.
Ndërkaq, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Raste aktive me COVID-19 janë 335.

Për shkak se të shtunën nuk punojnë qendrat e vaksinimit – raport për këtë proces sot nuk ka.
Në anën tjetër, bota është e alarmuar pas shfaqjes së variantit të ri Omircon në Afrikën e Jugut.
Shumë shtete kanë ndaluar udhëtimet me Afrikën e Jugut për shkak të rrezikut. /Shqip.com