Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24-të orëve të fundit

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë prezentë.

Gjatë 24-të orëve të fundit janë raportuar  gjashtë raste të dhunës në familje.

Dy raste janë raportuar nga Gjilani ndërsa nga një rast është raportuar në Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Në Gjilan në rastin e parë raportohet se është arrestuar një përson pasi që pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, raportohet se është arrestuar një person pasi e  kishte sulmuar fizikisht një djalë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në qytetin e Deçanit është arrestuar një person pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj  një gruaje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, është arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.94 promilë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë dhe Mitrovicë raportohet se është ushtruar dhunë ndaj dy personave të gjinisë femërore.

Lidhur me rastin në Gjakovë është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbetje. Ndërsa në Mitrovicë lidhur me rastin në konsultim me prokurorin  i dyshuari  është ndaluar për gjashtë (6) orë deri në këndellje dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com