Lajme

Gjashtë orë pritje për dalje nga Kosova përmes Merdarës

Pika kufitare - Merdarë

Deri në gjashtë orë po presin në kolona qytetarët të cilët po largohen nga Kosova përmes pikëkalimit të Merdarës, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, nga ku njoftohet se rreth tri kilometra është kolona e gjatë e veturave.

Kolona tejet të gjata janë krijuar në kufirin Kosovë-Serbi, konkretisht në pikëkalimin e Merdarës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Qytetarët që po largohen nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, po presin deri në gjashtë orë në kolona.

Ka disa ditë që janë zgjatur pritjet në kufij, pasi kanë filluar të përfundojnë pushimet e mërgimtarëve në Kosovë.

Pos Merdarës, pritje të gjata janë edhe në Jarinje, me qytetarët ju duhet të presin rreth një orë e gjysmë për dalje. Në Muçibabë po duhet të presin po ashtu mbi një orë.

Më qetë është në pikëkalimet tjera kufitare. Derisa për hyrje brenda territorit të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Shqip.com