Gjakovari gjuan me armë zjarri për t’i frikësuar fqinjët
Publikuar:
(28.03.2022 23:53:34)

Një person në fshatin Palabardh të Gjakovës ka shtënë me armë zjarri për të i frikësuar fqinjët me të cilët nuk kishte raporte të mira.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka treguar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
“Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion , i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është konfiskuar një armë gjysmëautomatike, karikator me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit te njëjtë “, thuhet në konfirmimin e policisë.

Gjurkaj ka bërë të ditur se i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com