Getinjo: Më së shumti shpenzoj para në lojërat e fatit
Publikuar:
(10.08.2022 14:23:30)

Reperi nga Ferizaji, Getoar Aliu i njohur me nofkën artistike si Getinjo ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij të dhënë në emisionin “Prive Summer Edition”.
I pyetur se në çka shpenzon të holla më shumë se që duhet ai tregoi me sinqeritet se nuk bën blerje të rrobave, por paratë i çon tek lojërat e fatit.
“Në kazino valla. Nuk harxhoj as në tesha as në sene tjera ato janë më të lira se lojërat gamble. I Ferizajit jam na të Ferizajit i dojm kasinot”, u shpreh reperi.
Mbase kjo është arsyeja që reperi Getinjo është më pak aktiv me projekte se vëllai i tij Mozziku./Shqip.com