Lajme

Gërvalla: Vendimi i sotëm godet rëndë kredibilitetin e gjykatave në Kosovë

Donika Gërvalla - Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Ajo përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se vendimi i sotëm është goditje e rëndë për kredibilitetin e gjykatave në Kosovë.

“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo edhe:
Dje u emërua nënkryetar i Gjykatës, sot e liroi nga paraburgimi Panqitin

Sipas saj, vetingu është i domosdoshëm për një shtet ligjor.

“Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare.

Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka theksuar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lexo edhe:
Lirohet nga paraburgimi ish-polici Pantiq, dërgohet në arrest shtëpiak

/Shqip.com