Gërvalla takohet me Arifin në Bujanoc, flasin për diskriminimin e shqiptarëve nga Qeveria e Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar të enjten kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, përcjell Shqip.com.
Arifi, përmes një postimi në Facebook, tha se në takim me Gërvallën ka diskutuar për diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore që iu bëhet shqiptarëve atje në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi.

Tutje, Arifi theksoi se temë diskutimi ishte edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Universitetet e Kosovës.
“Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës.
U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, shkroi ndër tjerash ai./SHQIP.com