Gërvalla shkarkon diplomatin Hajdari, ish-kandidat i PDK-së për deputet

Ministria e Donika Gërvallës ka shkarkuar Petrit Hajdarin nga pozita e Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe. Hajdari ka thënë se rastin do ta çojë në gjykatë, teksa vendimin e ka parë si politik, duke e implikuar Gërvallën dhe Kurtin.
Njoftimin për shkarkim e ka bërë vetë ish-konsulli i Kosovës në Slloveni, teksa kujtoi edhe kohën kur Gërvalla synonte shkarkimin e tij.
“Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese. Ose, më saktësisht, do të ishte befasuese kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Gërvallës Schwarz e Albin Kurtit. Këto shkarkime, të paraprira nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90”, ka shkruar mes tjerash ai.
/Shqip.com