Lajme

Gërvalla për tensionet në veri: Serbia po luan lojën që ka luajtur vazhdimisht

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja e Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia po luan lojën që ka luajtur vazhdimisht, pas situatës së krijuar në veri, përcjell Shqip.com.

Ajo tha se Serbia po e bën këtë për të provokuar situatën sidomos kur është koha e procesit të dialogut.

Vendosja e targave të përkohshme në veturat serbe

”Unë mendoj që Serbia luan lojën që ka luajtur vazhdimisht, të provokoj situatën sidomos kur jemi në proces të dialogut. Vazhdimisht është provokuar situata dhe ka mbizotëruar përpjekja e Serbisë që ky proces i dialogut në Bruksel, të ketë si temë të vetme vetëm eskalimin  situatës, e cila ka eskaluar në secilën prej rasteve përmes akteve të Serbisë”, tha ajo në ATV.

Po ashtu, Gërvalla ka folur edhe për një konflikt dhe njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas saj do t’i hapte rrugë një zhvillimi më të mirë të dy vendeve.

‘‘Mendoj që Serbia duhet ta shohë mundësinë reale që ekziston në këtë proces në të cilin ndodhet me Qeverinë e Republikës së Kosovës për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të konfliktit që kemi, pra për njohjen e ndërsjellët, e cila do ti hapte rrugën një zhvillimi më të mirë të dy vendeve tona dhe të rajonit. Por sjellja e tillë fatkeqësisht nuk është e re, do të kishim shpresuar të ishte ndryshe, por ja që nganjëherë gjërat nuk ndryshojnë”, shtoi ajo.

Gjatë të shtunës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se prezenca e Policisë së Kosovës në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje i ka parandaluar djegien e pikave kufitare me Serbinë.

Lexo edhe:
Kurti: Po të mos ishte Njësia Speciale, do të digjeshin pikat kufitare

Po ashtu, Kurti tha se me avionët luftarak, Serbia po tenton të nxisë një konflikt i cili mund të marrë përmasa rajonale.

Kurse. ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë, është i drejtë dhe legjitim, njofton Shqip.com.

Lexo edhe:
Sveçla: Vendimi për reciprocitet është legjitim, po zbatohet në të gjitha pikat

 Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që çdo veturë që hynë nga Serbia, t’i zëvendësojë tableat e veturës me ato të përkohshme.

Të pakënaqur për këtë, serbët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kanë bllokuar rrugëtqë çojnë në pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Për të mbikëqyrur situatën, Njësia SPeciale e Policisë së Kosovës janë pozicionuar atje që nga vendosja e masës së reciprocitetit./SHQIP.com