Gërvalla: Nuk do ta ndryshojmë drejtimin, e kemi kah BE-ja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë Kosova nuk do ta ndryshojë drejtimin, pasi sipas saj ai është Bashkimi Evropian.
Këto komente ajo i bëri gjatë një deklarate në Selanik, për gjatë tubimit që u organizua nga Ministria Jashtme e Greqisë për ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor
“Ne duhet të mbajmë një qëndrim proaktiv dhe pro BE-së. Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht këto diskutime themelore për të ardhmen e Evropës, të cilat po ndodhin tani”.
“Dhe sa i përket vendit tim, ne nuk do të ndryshojmë drejtimin drejt BE-së, nuk do të kërkojmë struktura konkurrues”, ka thënë Gërvalla.
Ajo theksoi se se ideja e “Ballkanit të Hapur” perceptohet në të gjithë Bashkimin Evropian si një koncept konkurrues i BE-së.
Për “Ballkanin e Hapur”, është diskutuar edhe në Tiranë, gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar edhe njëherë ide, duke thënë se “Serbia s’e ka njohur Kosovën”. /Shqip.com