Lajme

Geci: Adem Jashari është përdorur për qëllime të PDK-së

Gani Geci

Gani Geci ka thënë që në kohërat e pasluftës familja Jashari ka qenë mbështetëse e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë në Kanal10, Geci ka thënë se fillimisht familja Jashari ka qenë mbështetëse por që më vonë kjo mbështetje nuk ka ekzistuar.

“Familja Jashari pas luftës ka qenë mbështetëse e Partisë Demokratike të Kosovës por që më vonë kjo mbështetje nuk ka ekzistuar” ka thënë Geci.

Ai po ashtu ka shtuar se figura e Adem Jasharit është përdorur për qëllime të PDK-së.

“Figura e Adem Jasharit është përdorur për qëllime të PDK-së. PDK-ja i ka krijuar strukturat edhe me forcë e me politikë”.

Ai ka shtuar se si fuqi politike kryetar në Skenderaj, është Sami Lushtaku ndërsa si emër në bazë të ligjit është Fadil Nura./Shqip.com