Lajme

Gazment Bardhi ndryshon mendim: Njoh Berishën kryetar të PD

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë nisur nga Shkodra takimet me bazën për të organizuar protestën e 20 Shkurtit.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi dhe Noka pohuan se Shkodra është zgjedhur si simbolikë, pasi nga ky qytet kanë nisur të gjitha revoltat.

Shkodra është qyteti nga i cili ka nisur çdo përmbysje regjimesh. Jo rastësisht, pas bashkimit tonë përfundimtar, të aq pritur nga demokratët. E nisëm procesin e bashkimit në bazë nga Shkodra dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë,” deklaroi Noka.

Teksa deklaruan se dyert e selisë blu kanë qenë dhe do të mbeten të hapura për këdo “që luftën e ka me regjimin”, Bardhi dhe Noka u bënë thirrje edhe atyre kolegëve që siç u shprehën ata, ndodhen në rrugën e gabuar, të reflektojnë dhe t’u bashkohen.

Kreu Grupit Parlamentar të PD-së pranoi po ashtu se e njeh Sali Berishën si kryetar të demokratëve.

Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve të PD, unë duhet ta respektoj si fakt,” deklaroi Gazment Bardhi.

/Shqip.com