Gazetarja e parë ukrainase që erdhi në Kosovë, sot pritet t’u adresohet mediave

Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë.
Pas arritjes në Kosovë, Makey është pritur me buqeta lulesh nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se do “të mirëpriten edhe gazetarë të tjerë nga Ukraina duke pasur kushte për jetë dhe për punë”.
Ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban konferencë për media me fillim nga ora 12:00.
Mediave do t’u adresohet gazetarja ukrainase Lyudmila Makey.
Theksojmë se Kosova ka hapur dyert për 20 gazetarë nga Ukraina të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të agresionit rus, shkruan Shqip.com.
Së fundmi, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) ka hapur thirrjen për aplikime nga Ukraina për Programin Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (JiR Kosova).
Programi JiR Kosovo financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe u mundëson 20 gazetarëve dhe punonjësve të medias individuale ukrainase të zhvendosen në Kosovë për një periudhë deri në gjashtë muaj me mundësi vazhdimi në varësi të zhvillimeve në Ukrainë./Shqip.com