Rozë Ndërkombëtar

Gazetarja shqiptare: Dua Lipa ka bërë performancë më ‘vulgare’ dhe jemi krenuar, pse prekemi për Ronelën?

Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati, mbrëmë nuk arriti të kualifikohet në finalen e “Eurovision 2022”.

“Sekret” mbanë titullin kënga e cila nuk u vlerësua ashtu siç pritej.

Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe të ndryshëm, disa duke e kritikuar e disa duke e përkrahur.

Në lidhje me performancën e saj të mbrëmshme ka folur gazetarja e njohur shqiptare, ku sa i përket koreografisë ka bërë një krahasim me kërcimin e Dua Lipës.

Dasara Karaiskaj thotë se pak javë më parë të njëjtat lëvizje ka bërë edhe Dua Lipa në një prej videoklipeve të saj me Megan Thee Stallion por për atë ndihemi krenarë. Duke nënvizuar standardet e dyfishta të gjykimit të shqiptarëve, Dasara pyeti: “Pse prekemi kur këndon Ronela?”

“Për atë performancë që bëri ajo është e vështirë mos të stonosh e mos të kesh ndonjë firo të zërit. Performanca e saj ishte jo vetëm e fuqishme, koreografia ishte e shkëlqyer. Një punë e bërë siç duhet për të dalë aty ku duhet të dilte. Nga Ronela ne nuk mund të presim… sepse nuk kemi respekt në përgjithësi për individët që t’i trajtojmë për karakterin që ata kanë. Çdo individ ka fytyrën e vetë. Ajo gjithmonë si artiste ka demonstruar këtë gjë, ekstravagancë, provokim… Çfarë presim ne nga Ronela që duhet të prekemi dhe  të bëhemi moralist në një vend ku ka shumë për të diskutuar për moralin. Të diskutojmë moralin kur një performancë ndoshta më vulgare, nëse do e quajmë vulgare, sesa ajo e Ronelës e ka bërë dy muaj më parë Dua Lipa që është po shqiptarja jonë me një këngëtare tjetër që është me ngjyrë dhe shumë më e shëndetshme se Ronela në një videoklip. Dhe ne jemi krenarë edhe pse Dua në fund të fundit nuk na përfaqëson edhe pse është shqiptare. Por, pse prekemi për Ronelën?”- tha ajo te “Rudina”.

Përndryshe, finalja e madhe e Eurovision do të mbahet me datën 14 maj./Shqip.com