Lajme

Gazetari Arben Ahmeti dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet

Arben Ahmeti, gazetar

Policia ka arrestuar gazetarin dhe moderatorin Arben Ahmeti për shkak se dyshohet që ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas raportit, gazetari Ahmeti është arrestuar pasi më 25 shtator në orën 18:15 minuta ka ushtruar dhunë, në prezencë të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij V.A.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë. Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyer me duar nga ana e të dyshuarit. Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e siguruar nga Klan Kosova.

Raporti i Policisë së Kosovës për rastin e gazetarit Arben Ahmeti

Gjithashtu, theksohet se pas grumbullimit të provave dhe intervistimit të viktimës duke qenë se raste të ngjajshme ka ndodhur edhe më parë, me urdhër të prokurores Edina Jupola rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe gazetarit Ahmeti i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Theksojmë se nga raportet e policisë në periudhën janar-mars të këtij vitit janë shënuar 697 raste të raportimeve të dhunës në familje. Viktima të dhunës kanë qenë 581 gra, ndërsa 188 burra ishin viktima po ashtu. Për tre muaj janë shënuar 760 viktima gjithsej.

Ndërsa përgjatë vitit 2021 policia tregon se janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje dhe janë regjistruar 2486 viktima që pjesa dërmuese janë gra./Shqip.com