Lajme

Gazeta serbe: Dy zyra u dogjën si pasojë e zjarrit në Komunën e Zubin Potokut

Zjarr në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut

Gazeta serbe “Kossev” raporton se mëngjesin e së shtunës një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë zjarrfikësit.

Ndërkohë se ka pasur zjarr për “Kossev” e ka konfirmuar edhe komandanti i zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozhoviq.

Zjarri është shuar rreth orës dy e gjysmë të mëngjesit.

Ai ka treguar se zjarri ka përfshirë dy zyra në ndërtesën e komunës , dhe në kohën e zjarrit s’ka pasur asnjë person brenda.

Bozhoviq ka thënë se nuk mund të konfirmojë se cili mund të jetë shkaku i zjarrit, duke potencuar se një gjë e tillë do të përcaktohet nga personat kompetent./SHQIP.com