Gashi për Fahrije Hotin: nder e privilegj që t’kam portretizu në film
Publikuar:
(28.01.2022 16:21:28)

Kanë filluar votimet për filmat që do të nominohen për çmimin “Oscars”.
Aktorja Yllka Gashi, u ka bërë thirrje të gjithëve që të përkrahin filmin “Zgjoi”, duke publikuar fotografinë e filmit.
Ndërkaq, vetë aktorja ka zgjedhur një mënyrë për të falënderuar Fahrije Hotin, të cilën e kishte portretizuar edhe në film.
“Fahrije Hoti – kjo grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë. Ndërmarrëse e suksesshme, nënë, gjyshe e shoqe e dashur. Inspirim për çdo gjeneratë!”, ka shkruar Gashi.
Aktorja, është shprehur e nderuar e privilegjuar që ka njohur Fahrijen.
