Lajme

Gashi: Numër i konsiderueshëm i deputetëve në pushtet duan t’i bashkohen LDK-së

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se ka një numër deputetësh nga Grupi Parlamentar i Pushtetit që dëshirojnë t’i bashkohen partisë së tij.

Ai theksoi se pret që ky numër të rritet, pasi sipas tij janë të pakënaqur më Qeverinë.

“Mund të konfirmoj edhe sot se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh të cilët kanë afërsi me LDK-në dhe vazhdojnë të shfaqin afërsi me LDK-në dhe mundësinë për t’iu bashkuar LDK-së. Mund të them se janë nga Grupi Parlamentar i Pushtetit. Pres që ku numër të rritet sa më shumë ne i afrohemi pranverës sepse po pritet të thellohet kriza ekonomike, sociale, energjetike dhe të gjitha këto si pasojë edhe e paaftësisë së Qeverisë” deklaroi Gashi në Blic Interview.

Ai ka thënë se opozita nuk e ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë, dhe sipas tij tash nuk është momentumi që më marrë 7 deputet të rijnë nëse vet ata dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së.

/Shqip.com