Lajme

Garë e ngushtë mes PDK-së e LDK-për për Dragashin

Garë e ngushtë po zhvillohet për të udhëhequr me Komunën e Dragashit mes Shaban Shabanit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bexhet Xheladinit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shabani aktualisht ka 34.21% të votave, ndërsa Xheladini 33.37%.

Në vendin e tretë është Kaltrina Salihu e Lëvizjes Vetëvendosje me 18.56% të votave.

Deri në orën 21:40 në Komunën e Dragashit janë numëruar 55.39% të votave./SHQIP.com