Gara për Guvernator të BQK-së, Komisioni shtynë votimin

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka arritur të mbyllë procesin për dërgimin e emrave për Guvernator të BQK-së.
Me pajtim të anëtarëve të komisionit, u vendos që të martën e javës së ardhshme me fillim nga ora 14:00, të shqyrtohet lista.
Në mbledhjen e së premtës komisioni shqyrtoi Planin e performacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023. Kjo çështje mbeti të diskutohet sërish në mbledhjen e radhës, meqë u kërkuan informata shtesë.
Në vijim Komisioni diskutoi rreth Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në të cilin takim të ftuar ishin Fehmi Mehmeti, Guvernator i BQK-së, Vlora Spanca, auditore e Përgjithshme, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve, si dhe Adrian Zalli, drejtor menaxhues në TRUST.
Pas një diskutimi të gjerë, Komisioni u dakordua që për këtë çështje të nxjerrin ndonjë rekomandim në mbledhjen e radhës.
/Shqip.com