Gabimet që shkaktojnë probleme serioze të veshkave

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm.
Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu nuk përkujdeset për to, pasojat do të jenë të rënda.
Zakonisht, njerëzit neglizhojnë shëndetin duke u ushqyer keq dhe duke anashkaluar rëndësinë e ushqyerjes për shëndetin e veshkave dhe jo vetëm.
Gabimet që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme të veshkave
Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që dëmtojnë rëndë veshkat.
Dehidratimi
Gabimi i parë që njerëzit bëjnë shpesh është se nuk pijnë shumë ujë.
Duke qenë se uji përbën pjesën më të madhe të organizmit, ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë çdo ditë.
Kripa
Kripa e tepërt rrit tensionin e gjakut dhe shkakton stres tek veshkat.
Konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë probleme të rënda.
Sheqeri
Njësoj si kripa, edhe konsumi i lartë i sheqerit shkakton presion në veshka.
Njerëzit që konsumojnë dy ose më shumë pije të ëmbla në ditë, vështirësojnë ndjeshëm punën e veshkave.
Mungesat e mineraleve dhe vitaminave
Një regjim i varfër në vitamina e minerale mund të nxisë formimin e gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave.
Ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave, perimeve dhe vakteve të shëndetshme.

Mungesa e gjumit
Gjumi është shumë i rëndësishëm për gjallërimin e mendjes dhe trupit.
Mungesa e tij shkakton dëmtim të kockave, stres dhe probleme me veshkat.
Kafeina
Ndikimi i kafesë në organizëm është i njëjtë me kripën. Ajo rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme të forta me kalimin e kohës.
Abuzimi me alkoolin
Pirja e tepruar e alkoolit shkakton një tension të lartë në veshka dhe eventualisht dëmtim të parikuperueshëm të tyre.
/Shqip.com