Fushë-Kosova përballet me reduktime të ujit
Publikuar:
(27.11.2023 10:07:11)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, Fushë Kosova do të përballet me reduktime të ujit të pijshëm.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, reduktimet do të jenë në oraret ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.
“Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njëjtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com