Sport Ndërkombëtar

Furia gjermane nuk di të ndalet, për 25 minuta i shënon dy gola

Gjermania e ka marrë me shumë seriozitet evropianin e këtij viti.

Të paktën kjo mund të thuhet me lojën që po bënë ndaj Skocisë.

Ka qenë minuta e 10-të ku golin e parë për gjermanët e shënoi Jamal Musiala.

Goli tjetër u erdhi skocezëve si një predhë e lëshuar nga Florian Wirtz, në minutën e 19-të e ku portieri skocez Gun, e kishte të pamundur ta ndalte.

Në minutën e 26-të, një ndërhyrje ndaj Jamal Musiala, rrezikoi sërish skocezët për një penallti, por këtë herë fati ishte në anën e tyre, pasi VAR-i ia pamundësoi.

/Shqip.com