FSSHK i reagojnë Kurtit: Po e njollos punën tonë, shihemi në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka paralajmëruar grevë.
Ky paralajmërim ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në seancën plenare i cili tha se “sindikatat kanë bërë memorandum me PAN-in”.
Nga kjo sindikatë thonë se Kurti po e njollos punën e tyre, duke tentuar të shpërqendroj opinionin nga kërkesa e tyre.
“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do t’i përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!”, thuhet në njoftim, përcjell Shqip.com.

Më tej në njoftim kanë deklaruar se kryeministri Kurti nuk ka shprehur vullnet që t’i ndihmojë punëtorët shëndetësorë.
“LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!”.
Në fund, FSSHK ka parajmëruar se pas protestës do të hyjnë në grevë./Shqip.com