Lajme

FOTOLAJM/ Ziadin Sela me drejtuesit e ASH: Anëtarë të devotshëm që nuk shiten, kjo është shtëpia jonë e madhe!

Kryetari i Komitetit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pas konferencës së jashtëzakonshme për media, nga Tetova.

Përpara drejtuesve të strukturave të ASH dhe përfaqësuesve të medias, Sela dënoi vendimin personal të Arben Taravarit për ta futur ASH-në në koalicion me partitë opozitare, përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Duke postuar foton me anëtarët e Kryesisë, Kuvendit, sekretarët, nënkryetarët, drejtuesit e degëve dhe deputetët e ASH, Sela shkruan se “kjo është shtëpia e madhe e ASH” dhe këta janë anëtarët e devotshëm që nuk shiten.

Postimi në rrjetet sociale
Pastër dhe fuqishëm
Kjo është shtëpia e madhe, Aleanca për Shqiptarët Kryesia, Kuvendi, sekretarët, nënkryetarët, deputetët, kryetarët e degëve dhe anëtarët e devotshëm që nuk shiten dhe nuk e shesin shtëpinë e tyre!

Lexo edhe:
Ziadin Sela akuzon Taravarin për pabesi: Jo koalicion me VMRO! Vendimet i marrin strukturat e ASH, jo një individ i vetëm
Lexo edhe:
Krenar Lloga në krah të Ziadin Selës: ASH është shtëpia jonë politike, të tjetër duan ta shesin te Miscoski

/Shqip.com