Lajme

FOTO / Vetaksident në autostradë në Suharekë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një veturë është vetaksidentuar sonte në autostradë në Suharekë.

Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës tha se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

Rreth orës 19:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (Suharekë).  Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident) dhe se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.

Fotografitë i ka postuar portali “Suhareka Online”.

/Shqip.com